Dhjetra besimtarë katolik do të udhëtojnë nga Shkodra drejt kishës së Laçit me tren për 13-të të marta në peligrinazhin e përvitshëm të Shna Ndout. Besimtarët thonë që zgjedhin trenin sepse është më i lirë edhe pse udhëtimi nga Shkodra në Laç dhe anasjelltas zgjat 4 orë dhe kushtet nuk janë të mira.

Kryetari i stacionit hekurudhor të trenit në Shkodër Myzafer Liqeni tregon se këtë vit është udhëtimi i fundit me këtë linjë hekurudhore dhe këto kushte sepse pritet që deri vitin e ardhshëm të jetë përfunduar investimi i ri i hekurudhës nga Tirana në Shkodër.
Liqeni i cili ka një jetë me trenin kujton me nostalgji kohën e mëparshme kur kishte shumë udhëtarë.

Udhëtimi nga Shkodra drejt Laçit me tren është mundësuar vetëm për 13-të të martat e Shna Ndout për t’i dhënë mundësi besimtarëve katolik që të marrin pjesë në peligrinazh, kohë e cila i paraprin festës së shenjtë të Pashkës. Gjatë pjesës tjetër të vitit treni i udhëtarëve nuk funksionon për shkak të amortizimit dhe linjës së re që pritet të ndërtohet.

Artikulli paraprakNIS KAMPIONATI PRANVEROR I SHKOLLAVE
Artikulli tjetërTENTOI TË VRISTE SELAMI BRAHIMIN NË SHKODËR, 68-VJEÇARI EKSTRADOHET NGA GJERMANIA