Shkodra bëhet qyteti i parë në Shqipëri i cili do të ketë 200 qentë e parë të cilëve do t’iu vendoset secilit nga një mikroçip elektronik. Në këtë mënyrë pronarët e këtyre qenve nuk mund t’i hedhin në rrugë sepse identifikohen përmes këtij mikroçipi. Ky projekt është i bashkisë Shkodër në bashkëpunim me shoqatën për mbrojtjen e kafshëve “Animals Need Me”.

Qëllimi është ndërgjegjësimi i qytetarëve për të ulur sa më shumë braktisjen dhe njëkohësisht për të nxitur pronësinë e përgjegjshme të qenve në familje. Veterineri Rubin Pirani i cili ka nisur vendosjen e mikroçipave tek qentë thotë se nuk është një GPS që gjen qentë në momentin kur humbet por thjeshtë bën identifikimin e tij se cilit pronar i përket.
Mikroçipat deri më tani janë vendosur në trupin e 140 qenve.

Në rast se qeni i cili ka një mikroçip braktiset atëherë pronari i tij do të gjobitet sipas ligjit.
Mikroçipat tek qentë po realizohen nga klinika veterinare “Putra” në Shkodër dhe do zgjasë deri në fund të këtij viti.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, SHKRIMTARI ARIAN LEKA NË FESTIVALIN LETRAR
Artikulli tjetërSTAR PLUS TAKIM ME ARTIZANËT E MALESIS SË MADHE