Shkodra bëhet qyteti i parë në Shqipëri që eksperimenton me prodhimin e energjisë përmes panelit diellor. Një Smart Flower Solar ose “një lule e mençur diellore” është vendosur në qendër të qytetit tek kujdesi për klientin tek ndërmarrja e ujësjellës kanalizime. Ky është një investim i bërë nga Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare që nis me qytetin e Shkodrës.
Tashmë synimi shprehet kryebashkiakja Ademi është edhe mundësimi i energjisë diellore në banesa dhe institucione ndërsa edhe drejtori i KESH Benet Beci shprehet se ka një politike për të shkuar drejt energjisë së pastër që sigurohet me anë të rrezeve diellore përmes teknologjisë.
Ka një lloj frike se persona të papërgjegjshëm mund ta dëmtojnë këtë lule të mençur diellore që prodhon energji por kryebashkiakja Ademi thotë se duhet të mendojmë pozitivisht dhe se të gjithë bashkë duhet ta ruajmë.
Kjo Smart Flower prodhon energji përmes diellit dhe e përçon për ndriçimin e kujdesit për klientin në ndërmarrjen e ujësjellës kanalizime.