Në kuadër të projektit Akademia e Lidershipit që po zhvillohet prej muajsh në qendrën Rinore Arka, këtë të shtunë u zhvillua kursi me temë “Angazhimi I të rinjve në politikë”. E ftuar për të diskutuar mbi rëndësisë e përfshirjes të të rinjve në politikë, ishte Ana Kavocevic Kadovic, drejtore e Intitutit Demokratik Amerikan.
Kur po vendosnim se cila do të ishte tema më interesante, na shkoi mendja te angazhimi i të rinjve në politikë. Mendoj se kjo është një hyrje e mirë për të folur për ndryshimin e të rinjve në këtë fushë. Ju mund të angazhoheni në politike pa qenë pjesë e politikes.
Jam shumë e lumtur, të jem këtu sot për të folur mbi këtë problematike që është mjaft e rëndësishme në Shqipëri. Sidomos pas rasteve të protestave studentore, të cilat ishin mjaft të pranishme në muajt e fundit.
Ndryshe nga sa është zhvilluar në takimet e mëparshme të rinjtë pjesëmarrës u njohën me forma të reja të njohjes dhe kuptimit të ndryshimit në shoqëri, përmes lojërave psikologjike të zhvilluara nga Ana Kavocevic Kadovica.