Kanë përfunduar ndeshjen finale të turneut të tenisit të quajtur “Shkodra Indoor 2021”. Ky turne për herë të parë u zhvillua në kompleksin e ri të tenisit i ndërtuar në fshatin Shtoj i Vjetër të njësisë Rrethina në Shkodër. Në fund në finalen për kategorinë + 35 vjeç e fitoi tenisti nga Ulqini përballë tiranasit Miron Radovicka.
Në finalen e kategorisë +45 vjeç ishin përballë kampioni në fuqi Andi Bilali i cili pak kohë më parë fitoi edhe trofeun e ligës së veriut përballë tenistit nga Tirana Andrian Bleta. Dy setet u mbyllën në barazim dhe në time break, që është seti final me vetëm 10 pikë dhe që u fitua nga tenisti Bleta. Të dy finalistët tregojnë emocionet e bukura të sportit të tenisit.
Arjan Bakalli, përfaqësues i klubit të Tiranës shprehet se qytete si Shkodra, Korça dhe Tirana tashmë gradualisht janë duke u zhvilluar në sportin e tenisit.
Kompleksi i ri i tenisit i ndërtua nga Shkodra Tenis Club ka tashmë 6 fusha cilësore dhe është kthyer në një mundësi të mirë për gjithë fëmijët që pëlqejnë këtë sport por edhe të rinjtë dhe më të rriturit duke patur një mjedis stërvitor por edhe për ndeshje me standarde të larta.