Bashkia e Shkodrës vazhdon realizimin e investimeve të parashikuara në buxhetin e saj. Vëmendja është përqendruar tek infrastruktura rrugore, duke i shtrirë projektet në qytet por edhe në njësitë administrative.Ditën e sotme përfundojnë punimet në rrugën “Safet Hoxha” në lagjen nr. 1 të qytetit.

Është një rrugë që shfrytëzohet nga një numër i lartë banorësh dhe është një nyje lidhëse e rrugës “Isuf Sokoli” me rrugën “Qazim Llazani”.

Investimi nga të ardhurat e Bashkisë Shkodër me vlerë 3.4 milion lekë, parashikon ndërtimin e rrjetit KUZ, KUB, ujësjellësin, sipërfaqe asfatlite dhe sinjalistikë.

Artikulli paraprakVAU DEJËS, KESH PREZANTON PROJEKTET PËR TURIZMIN
Artikulli tjetërSHKODËR, TURQIA DHURON 60 TON KONCENTRAT