Ashtu si në të gjithë Shqipërinë edhe për qarkun Shkodër ka përfunduar procesi i zgjedhjeve për delegatët e kongresit ndërsa tashmë kanë dalë edhe emrat fitues nga kjo garë e nisur brenda të majtës si një proces ristrukturimi.
Vëmendja më e madhe në këto zgjedhje për delegatët është përqëndruar në bashkinë Shkodër për shkak edhe të shkrirjes së strukturave si dhe nisjes nga fillimi të përzgjedhjes së tyre, proces që filloi me zgjedhjet për delegatët e kongresit.
Pas votimit që nisi në mëngjes dhe u mbyll në orën 16:00 për pjesën e qytetit të Shkodrës fitues janë shpallur: Brisela Kadia, Fatjon Tahiri, Majlinda Doniku, Andi Zaja, Elmer Bushati, Edvin Rexhepi, Dhurata Tyli, Mustaf Kraja, Alma Mehmetaj dhe Kristian Vija.
Në njësinë Rrethina fitues janë shpallur Mirela Mataj dhe Arvid Osja për të vijuar me Velipojën ku fitues u shpallën Blediana Nika dhe Marian Beci dhe me radhë në njësinë Ana e Malit Hilmi Lakti, në Bërdicë Ervin Brahimi, në Postribë Jetmir Lumaj, në Dajç Broz Kolaj dhe në Shalë Prekë Doçaj ndërsa në njësitë Pult, Shosh dhe Guri Zi nuk ka patur votime për delegatë për shkak se nuk është plotësuar numri i antarësisë së duhur.
Këto zgjedhje janë zhvilluar edhe në bashkinë Vau Dejës teksa delegatët e votuar janë për pjesën e qytetit të Vau Dejësit Mirela Lala dhe Petrit Behari, në Bushat Samela Zagani, Gjergj Dodaj dhe Ruzhdi Kapedanja, në Hajmel Elvis Preçi dhe në njësinë Temal Besmir Kapaj.
Në Malësinë e Madhe fitues për Koplikun si delegatë për kongresin e PS u shpallën Elsamed Mukaj dhe Sabrie Duli për të vijuar në Gruemirë Rasim Demaj dhe Maria Dreni, në Shkrel Sabrie Çela, në Kastrat Emiljan Gjekaj, në Kelemend Leonard Lumaj dhe në njësinë Qendër Juel Zaraj.
Në bashkinë Pukë fituese u shpall Denisa Islami, në Luf-Qerret Ndue Morina, në Qelëz Mire Bicuku, në Rrapë Lule Mema dhe në njësinë Gjegjan Franga Jaku. Në bashkinë Fushë Arrës janë vetëm dy delegatë Liza Voci për bashkinë dhe Valdete Uka në njësinë Fierzë. Ky proces i votimit për delegatët e kongresit shihet si një hap i rëndësishëm brenda partisë socialiste por edhe si një parapërgatitje për zgjedhje të parakohshme nëse do të ketë ose për zgjedhjet parlamentare të 2021.
Bashkia Shkodër:
Brisela Kadia, Fatjon Tahiri, Majlinda Doniku, Andi Zaja, Elmer Bushati, Edvin Rexhepi, Dhurata Tyli, Mustaf Kraja, Alma Mehmetaj, Kristian Vija
Rrethina: Mirela Mataj, Arvid Osja
Velipojë: Blediana Nika, Marian Beci
Ana e Malit: Hilmi Lakti
Bërdicë: Ervin Brahimi
Postribë: Jetmir Lumaj
Dajç: Broz Kolaj
Shalë: Prekë Doçaj
Vau Dejës: Mirela Lala, Petrit Behari Bushat: Samela Zagani, Gjergj Dodaj Ruzhdi Kapedanja Hajmel: Elvis Preçi Temal: Besmir Kapaj
Malësi e Madhe, Koplik: Elsamed Mukaj, Sabrie Duli Gruemirë: Rasim Demaj, Marie Dreni Shkrel: Sabrie Çela Kastrat: Emiljan Gjekaj Kelmend: Leonard Lumaj Qendër: Juel Zaraj
Pukë: Denisa Islami, Luf-Qerret: Ndue Morina Qelëz: Mire Bicuku Rrapë: Lule Mema
Gjegjan: Franga Jaku
Fushë Arrës: Liza Voci Fierzë: Valdete Uka