Bashkia Shkodër ka përfunduar vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet në zonën e Nënshkodrës, si pasojë e prurjeve të larta dhe shkarkimeve në kaskadën e Drinit, në periudhën janar-shkurt 2021.
Pesë grupet e punës të ngritura për evidentimin dhe më pas vlerësimin e dëmeve, kanë punuar për mëse 8 javë, në mënyrë të detajuar dhe profesionale në të gjithë territorin e përmbytur. Pas përfundimit të vlerësimit të dëmeve për çdo subjekt dhe çdo familje, rezulton një sipërfaqe e dëmtuar me kultura bujqësore në një total prej 2518.4 ha, bazuar në 44 procesverbale të konstatimit të dëmeve në objekte private të dëmtuara (ndërtesa e pajisje të ndryshme) dhe në 11 procesverbale te vlerësimit të demeve në infrastrukturë publike.
Vlera e përllogaritur e këtyre dëmeve kap vlerën prej 801,661,519 lekë, rreth 8 milion $.
Pas kësaj faze relacioni, procesverbalet e vlerësimit dhe fatura financiare, do të paraqitet pranë Këshillit Bashkiak për miratimin e vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet si pasojë e fatkeqësisë natyrore, për periudhën janar –shkurt 2021, për të gjithë banorët e Bashkisë Shkodër, NJA Dajç, NJA Bërdicë, NJA Ana e Malit, NJA Rrethinat, NJA Velipojë, Lagje nr. 1 Qytet dhe në infrastrukturën publike. Ky vendim i dërgohet më pas Komitetit të Mbrojtjes Civile pranë Qeverisë dhe Agjensisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile pranë Ministrisë së Mbrotjes.
Relacioni i plotë dhe fatura financiare e detajuar gjenden në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër.
KLIKO KËTU
http://www.bashkiashkoder.gov.al/web/p_vendim_permbytjet_3777.pdf?fbclid=IwAR2Qr_dkJTLc-m2yQkxNU3cuqUu-q5xjqcIL41WYm_qQBZjsa30VoQm52B8