Në mjediset e institutit “Yunus Emre” në Shkodër është zhvilluar aktiviteti kulturor në përkujtim të datës së lindjes dhe vdekjes të autorit të himnit kombëtar turk Mehmet Akif Ersoy.
E veçanta e këtij aktiviteti ishte edhe rëndësia që iu dha origjinës shqiptare të shkrimtarit turk Mehmet Akif Ersoy. Morën pjesë figura dhe personalitete të ndryshme. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe ambasadori turk në Shqipëri Ahmet Murat Joruk
Mehmet Akif Ersoy nuk është një intelektual letrat, politikan dhe akademik që u përket vetëm turqve dhe Turqisë. Për shkak të origjinës së tij shqiptare, faktit që ka jetuar dhe ka shërbyer në Ballkan ai është një personalitet që i përket rajonit tonë gjeografik. Ai është një burrë i shquar i mendimit dhe i veprimit, ku në personin e tij janë bashkuar vëllazëria, lidhjet turko-shqiptare dhe kultura e përbashkët.
Zafer Kiyici, drejtor i përgjithshëm i institutit Yunus Emre deklaroi se është e rëndësishme që të përkujtojme fihura të tilla historike të cilat janë shembull i mirë për brezat e rinj që duan ta shohin kuptimplotw të ardhmen.
në jetën e kombeve ekzistojnë ngjarje dhe personalitete monumentale tejet të rëndësishme që u ndryshojnë atyre të ardhmen.
Është e nevojshme t’i kujtojmë këta për një mirëedukim të brezave të rinj në mënyrë që ta shohin besimplotë të ardhmen, të zbukurojnë vlerat e reja në jetën dhe të majnë gjallë vetëdijën kombëtare.
Në fund të ceremonisë, ambasadori turk në Shqipëri Ahmet Murat Yoruk falenderoi prof.dr. Bajram Xhafaj për kontributin e dhënë në historinë shqiptare dhe atë turke.
Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm i institutit “Yunus Emre” i bëri ambasadorit turk Ahmet Murat Yoruk një dhuratë simbolike për mbështetjen që i bën këtij institucioni në Shqipëri.