Është organizuar në bibliotekën shkencore të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” veprimtaria përkujtimore kushtuar atdhetarit dhe luftëtarit malësor nga Gruda e Malësisë së Madhe, Zef Prelë Marashi. Në këtë ceremoni u shfaq për herë të parë dokumentari me titull “Ta duash dhe të shkruash për vendlindjen”. Autori Ëngjëll Ndocaj tregon për punën që është bërë në punimin e këtij dokumentari.
Në këtë aktivitet u bë edhe promovimi I librit “Malësor të rritur në kullat e gurit” me autor profesorin dhe atdhetarin Gjon Frani Ivezaj.
Ndërkohë, Ndue Sanaj, kryetar I Shoqatës Atdhetare “Dukagjini” dhe kryetarja e shoqatës “Xhubleta e Apleve Shqiptare” Rita Shkurtaj vlerësojnë atdhetarin Zef Prelë Marashi dhe kontributin e shkrimtarit Gjon Ivezaj për sjelljen në kujtesë të ngjarjeve të rëndësishme të Shqipërisë.
Në këtë ceremoni iu dorëzua edhe titulli I nderit për luftëtarin Zef Prelë Marashi. Atdhetari dhe luftëtari mëlësor lindi në vitin 1880 dhe u nda nga jeta në 1964.