Agresioni fashist i Italisë në pushtimin e Shqipërisë më 7 prill të vitit 1939 u përkujtua si një ngjarje e rëndësishme për mënyrën e reagimit të popullit shqiptar nga muzeu historik “Oso Kuka” në qytetin e Shkodrës.
Drejtori i muzeut “Oso Kuka” Sokol Parmeza thotë se shqiptarët nuk kishin një rezitencë të mirëorganizuar ndaj pushtimit fashist italian por nuk munguan përballje modeste në qytete të ndryshme mes të cilave edhe në Shkodër për të mos lejuar ushtrinë italiane të Musolinit që të merrte nën administrim qytetin.
Pushtimi fashist italian detyroi Mbretin Zog që të emigrojë duke e lënë vendin në duart e italianëve nga viti 1939 deri në 1943 kur Italia u tërhoq nga Shqipëria për shkak të luftës së dytë botërore që kishte nisur duke iu nënshtruar pushtimit të ri, atij nazist të gjermanëve deri në 1944 kur komunistët morën në dorë kontrollin e vendit për ta drejtuar për 46 vite nën terrorin e diktaturës.
https://youtu.be/m1BGXemeDd4