Një aksident ka ndodhur në orët e mesditës së sotme. Dy mjete u përplasën në hyrje të qytetit të Shkodrës. Nga ky aksident i ndodhur sipas burimeve nuk ka të plagosur rëndë por personat që ndodheshin brenda kanë marrë lëndime të lehta ndërkohë që janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca e policisë dhe grupi i ekspertizës duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti të ndodhur.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo përplasje ka ardhur si shkak i mos respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor. Aksidentet në Shkodër gjatë muajve të verës vijojnë të mbeten një problem pavarësisht masave të policisë.

Artikulli paraprakRESTAUROHET PJESËRISHT MUZEU I DRISHTIT
Artikulli tjetërKONFIRMOHET REZULTATI ZGJEDHOR NË SERBI, SHQIPTARËT FITOJNË TRE DEPUTETË