“Ty në rërë të vizatoj”, një këngë kushtuar qytetit të Durrësit e kënduar nga Violeta Beshiri fitoi çmimin e parë në festivalin e 57-të mbarëkombëtar të fëmijëve i zhvilluar në Shkodër nga qendra kulturore, bashkia si dhe një sërë partnerësh të tjerë. Kënga fituese është me muzikë dhe orkestrim të Ylli Ramzoti dhe tekst të Agim Bajramit

Këngëtarja fituese Violeta Beshiri tregon emocionet për këtë sukses të arritur

Autori i këngës fituese Ylli Ramzoti ndjehet i lumtur për çmimin e parë ndërsa dirigjenti dhe organizatori i festivalit të 57-të mbarëkombëtar të fëmijëve Kujtim Alija shprehet se ky festival vijon të ketë sukses.

Në këtë festival si interpretues fituan këngëtarët Stefani Çepanji dhe Ida Kolçi çmimet e treta, Klara Hasukaj të dytin dhe Avdyl Berisha çmimin e parë si interpretues.

Në fund u dhanë çmimet për këngët më të mira dhe tre çmimet e treta shkuan për Xhoana Buxha me këngën “Sot është Happy Day” e kompozuar nga Edmond Zhulali, “Lulen për një lule” kënduar nga Lina Demiri me orkestrim të Alfred Kaçinarit, “Sa gishtat e duarve” kënduar nga Anja Myrtaj orkestruar nga Kristi Bello.

Dy çmimet e dyta i fituan kënga “Sirena” e Alfred Kaçinarit kënduar nga Albana Bajraktari dhe “S’ka si vendi im” e kënduar nga Ëmbla Elezi me orkestrim të Roland Gulit dhe çmimin e parë kënga “Ty në rërë të vizatoj” e kënduar nga Violeta Beshiri.

Artikulli paraprakBASHKIA VAU DEJËS-KQZ-së-JO VOTIME ME 30 QERSHOR
Artikulli tjetërSHKODËR, 29 VITE NGA VRASJA NË KUFI E PËLLUMB PËLLUMBIT