Në përmbyllje të aktiviteteve në kuadër të muajit të leximit, shkrimtari I njohur Alfred Çapaliku ka promovuar librin e tij “Veli Stafa” në ambjentet e shkollës së mesme “28 Nëntori” në Shkodër. Shkrimtari Çapaliku bën të ditur se ky libër vjen në 80-vjetorin e ndarjes nga jeta të poetit Veli Stafa.
Drejtorja rajonale e kulturës kombëtare në Shkodër Majlinda Laçaj, në krye të aktiviteteve të zhvilluara në kuadër të Tetorit të Librit vlerëson punën bërë gjatë këtyre ditëve.
Nxënësit e shkollës “28 Nëntori” e kanë lexuar librin para ditës së promovimit bën të ditur mësuesja Alketa Kraja, në mënyrë që takimi me autorin të shfrytëzohej maksimalisht.
Në fund të aktivitetit, drejtoria rajonale e kulturës kombëtare dhuroi një numër të konsiderueshëm librash për disa shkolla 9-vjeçare të qytetit që mbartin emrin e një shkrimtari.