Festivali i filmit “AniFest Rozafa 2019” është përmbyllur në qytetin e Shkodrës pas një jave me shfaqjen e filmave të ndryshëm për fëmijë por edhe për të rritur. Organizatorët, Presidenti i festivalit Bujar Kapexhiu por edhe drejtori artistik Artan Maku shprehen se tashmë suksesi i “AniFest Rozafa” pas vitit të 10-të që zhvillohet në Shkodër pavarësisht vështirësive e ka të ardhmen të sigurtë
Kryetarja e këshillit bashkiak të Shkodrës Brisela Kadia dhe përgjegjësja e zyrës së kulturës në bashkinë Shkodër Bruna Gjeçi vlerësojnë festivalin e filmit “Anifest Rozafa 2019”.
Në fund të festivalit të filmit të animuar “AniFest Rozafa 2019” janë dhënë edhe çmimet përkatëse vlerësuar nga juria profesioniste por edhe juria e vetë fëmijëve duke vlerësuar kështu filmat më të mirë të këtij edicioni të 10-të dhe për t’u bërë gati për edicionin e 11-të.