Është përmbyllur edicioni i katërt i festivalit të filmit në Shkodër “Ekrani i Artit”. Këtë radhë një film me metrazh të gjatë i Ettore Spalleti u shfaq në oborrin karakteristik të shtëpisë së Dr Shirokës….
Kolë Shiroka, trashëgimtar i Dr Shirokës thotë se shtëpia 200 vjeçare ku u zhvillua nata e tretë e festivalit të filmit “Ekrani i Artit” kanë arritur që ta riparojnë por me shumë sakrificë kjo vetëm për të ruajtur historinë dhe traditën që ka ajo shtëpi karakteristike shkodrane…
Shtëpia dhe oborri ku dikur jetoi Dr Shiroka në planin rregullues të bashkisë Shkodër është përcaktuar si njollë për ndërtim pallati 7-katësh gjë për të cilën familja Shiroka nuk është aspak dakord duke thënë se këtë shtëpi e oborre duhet të ruhen…
Në tre netët e festivalit të filmit “Ekrani i Artit” janë shfaqur në total 21 filma duke nisur që nga teatri “Migjeni”, “Art House” dhe oborret karakteristike shkodrane duke përmbyllur kështu edicionin e katërt të këtij aktiviteti të rëndësishëm të organizuar nga artisti Adrian Paci.