Janë përmbyllur në Shkodër aktivitetetet në muajin kundër kancerit të gjirit. Ndalesa e fundit ishte qendra shëndetësore në njësinë Bërdicë duke ofruar kontrollin falas për gratë dhe vajzat e kësaj zone e mundësuar nga Kujdesi Shëndetësor Vendor në Shkodër në bashkëpunim me këshillin bashkiak si dhe me mbështetjen e Sigal Uniqua Group. Kryetarja e këshillit Brisela Kadia u shpreh se edhe në zonat rural po shfaqet interes për të luftuar ndaj kancerit të gjirit.
Drejtorja e Zyrës Vendore të Kujdesit Shëndetësor Lindita Haxhia u shpreh se po punohet më shumë për ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave për të bërë kontrollet kundër kancerin të gjirit
Drejtori i qendrës shëndetësore në Bërdicë Teuton Muzaka deklaroi se gjatë gjithë vitit ofrohen shërbime nga më të ndryshmet
Gjatë gjithë këtij muaji janë bërë aktivitete të ndryshme kundër kancerit të gjirit për të ndërgjegjësuar gratë dhe vajzat që të bëjnë kontrollin e mamografisë për të luftuar atë që quhet sëmundja e shekullit.