Festivali i muzikës qytetare “Luleborë” ka përmbyllur natën e dytë finale duke dhënë edhe çmimet përkatëse për këngët fituese mes 16 artistëve konkurues. Pas interpretimeve edhe në natën e dytë, juria profesioniste u tërhoq për çmimet. Gjatë kësaj kohe të gjithë këngëtarët e pranishëm në skenë në pritje të çmimeve improvizuan me disa prej këngëve shkodrane më të njohura duke ndezur atmosferën

Çmimin special, një çmim i paprogramuar por i vendosur nga juria shkoi për “Shkodra Elektronike”. Çmimin e tretë të festivalit e morën motrat Rita dhe Juli Ndoci me këngën “Malli për Rranjët” të rikthyera pas 30 vitesh në qytetin e tyre. Çmimi i dytë shkoi për Rezarta Smajën ndërsa çmimin e parë e mori kënga e kënduar nga Laorjan Ejlli me kompozim të Zef Çobës dhe tekstin e Xhahid Bushatit.

Fituesi i festivali “Luleborë” Laorjan Ejlli nuk i fsheh emocionet.

Kreu i jurisë Markelian Kapidani dhe regjisorja Rita Gjeka shprehen se në këtë vit të kartërt festivali “Luleborë” ka njohur një rritje të konsiderueshme

Edhe pse provoi për herë të parë prezantimin duke e nisur me festivalin “Luleborë”, Linda Jarani njëkohësh aktore tashmë e teatrit “Migjeni” tregon emocionet që përjetoi
Ky është viti i katërt i festivalit “Luleborë” që organizohet në qytetin e Shkodrës duke e rikthyer këtë festival pas shumë vitesh mungesë por edhe duke sjellë këngë që do mbesin gjatë në memorien e të gjithëve.

Artikulli paraprakJUBAN, EROZIONI MERR 50 DYNYM TOKA BUJQËSORE
Artikulli tjetërMELGUSHË, QENDRA SHËNDETËSORE PA MJEK