Hapja e HEC-it të Fierzës ka sjellë përmbytje në disa zona në këtë qark, ndërsa më e prekur është zona e Obotit në njësinë Administrative Ana e Malit.

Forcat e Armatosura janë angazhuar për përballimin e situatës së krijuar në fshatin Obot të njësisë administrative Ana e Malit në bashkinë e Shkodrës.

Mjetet e kalueshmërisë së lartë, ato ujore dhe efektivët e batalionit të parë të këmbësorisë së Vaut të Dejës po ndihmojnë lëvizjen e banorëve të Obotit drejt qytetit, pasi rruga e fshatit është e bllokuar në një gjatësi prej rreth 2 km si pasojë e prurjeve të shumta.

Artikulli paraprakNUK PRANOI NË MËSIM ANXHELON, MËSUESJA PARALAJMËROHET ME PËRJASHTIM NGA PUNA
Artikulli tjetërKESH INFORMON PËR SHKARKIMET E HEC NË DRIN