Vijon të përmirësohet situata e krijuar nga përmbytjet në territorine bashkisë Shkodër. Krahasuar me një ditë më parë, sipërfaqja e tokave të përmbytura është zvogëluar me rreth 430 hektarë. Aktualisht janë 3930 hektarë tokë nën ujë. Në raportimin periodic të bashkisë Shkodër, bëhet me dije se niveli I ujit ka rënë me 5 cm në hidrometrin e Dajçit. Në hidrometrin e liqenit të Shkodrës niveli I ujit ka rënë me 3 cm ndërsa në hidrometrin e lumit Drin ka një rënie të nivelit të ujit me 5 cm.

Në qytetin e Shkodrës, situata mbetet problematike vetëm në zonën e Livadheve ku 200 banesa janë të rrethuara nga uji ndërsa 3 të tjera kanë prezencë uji në ambjentet e brendshme. Sa I takon njësivë administrative, më të prekura mbeten ajo Dajç dhe Ana e Malit. Në njësinë Dajç sipërfaqja e tokave bujqësore të përmbytura vlerësohet me 1600 hektarë ndërsa janë rreth 75 banesa të rrethuara nga uji.

Në njësinë administrative Ana e Malit, sipërfaqja e tokave bujqësore e përmbytur vlersohet me 1200 hektarë. Në këtë zonë janë të paktën 106 banesa të rrethuara nga uji në fshatin Obot, ndërsa 2 të tjera raportohen të përbytura.

Si shkak I përmbytjes së ujësjellësit Oblika 1 dhe 2 disa fshatra nuk furnizohen me ujë të pijshëm në banesa në njësinë Ana e Malit. Ndërkohë, si shkak I nivelit deri në 80 cm të ujit në rrugën kryesore të fshatit Obot, lëvizja e banorëve vijon të jetë vetëm përmes varkave të ushtrisë.

Në njësinë administrative Velipojë, sipërfaqja e tokave bujqësore të përmbytura vlerëohet në 150 hektarë, ku janë katër banesa të rrethuara nga uji. 400 hketarë tokë e përmbytur regjistrohen në njësinë administrative Bërdicë ku janë të paktën 5 banesa të rrethuara nga uji dhe në në 2 lagje ka prezencë uji. Ndërsa në njësinë Rrethina, janë të paktën 580 hektarë tokë bujqësore e përmbytur dhe 60 banesa të rrethuar nga uji.

Artikulli paraprakDAJÇ, SHPËRNDAHET 22 TON KONCENTRAT
Artikulli tjetër(VIDEO)KOKAINË DHE POKER, POLICIA KAP MAT DY SHKODRANËT NË LOKAL, IU SEKUESTROHET NJË SASI E KONSIDERUESHME PARASH