Dita e luleve është përmbyllur me një sërë aktivitetesh të zhvilluara në qendër të Shkodrës. Fillimisht është zhvilluar konkursi “Poezia e Luleve” i mbajtur tek lapidari pranë shkollës “28 Nëntori”. Të rinjtë konkuruan me poezitë e tyre kushtuar luleve
Pas poezive ka patur një tjetër konkurs me fotografi të quajtur “Lulet e qytetit tim” i mbajtur sërish tek lapidari të cilit i është ndryshuar imazhi. Në fund fëmijë të ndryshëm konkuruan me “Miss Biçikleta” duke sjellë krijimtarinë e tyre me biçikletat e zbukuruara me lule të ndryshme tradicionale të Shkodrës.
Fitueset e çmimeve tregojnë emocionet
Aktivitetet për ditën e luleve u mbyllën me një koncert të mbajtur në sheshin para bashkisë Shkodër teksa të rinjtë interpretuan për disa orë me radhë. Festa e luleve është kthyer në një traditë të bukur duke e gjallëruar qytetin përmes aktiviteteve të ndryshme.