Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në Velipojë, informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, për shtetasin G. Sh., 27 vjeç, drejtuesi i automjetit që përplasi biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi T. G., i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-N. Th., 63 vjeç, pasi në vendin e quajtur “Varrezat e Mjedës”, automjeti që drejtonte ka përplasur shtetasen D. M., 70 vjeçe, banuese në Shkodër, këmbësore;

-B. T., 52 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-E. H., 36 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakSHKODËR, ISHTE SHPALLUR NË KËRKIM, ARRESTOHET 66-VJEÇARI
Artikulli tjetërBARDHI E ‘DËBOI’ NË FUND TË KUVENDIT, BASHA: BETEJA E TIJ PËR KARRIGE, NATËN NGRE DOLLI ME WISKI PËR FUNDIN E BERISHËS