Ky është Alket Camaj, kampion në displinën e ngjitjes me shpejtësi në muret alpine Shqipëri për këtë vit. 43 vjeçari në jetën e tij të përditshme bën një punë krejt tjetër ndërsa alpinizmi është një pasion. Alketi është mjeshtër i punës me hekur të cilin përveçse një profesion me të cilin siguron jetesën e ka edhe një punë që e dashuron.

43 vjeçari tregon për një nga punët e tij më të bukura në përpunimin e hekurit të bërë së fundmi që është dhe “Biçikleta dhe Peshkatari” e realizuar në kuadër të ditës së biçikletës dhe e vendosur tek ura e vjetër e Bunës, një punim që ka tërhequr shumë qytetarë.

Ndarjen e pasionit si alipinist me punën që bën në të përditshmen, përpunimin e hekurit, të cilat janë dy gjëra shumë të ndryshme për Alketin në fillim ka qënë e vështirë.

Camaj duke lënë mënjanë punën e tij të përditshme flet edhe për pasionin e madh që ka për alpinizmin. Trofeun e vendit të parë në disiplinën e ngjitjes me shpejtësi në murin alpin e sheh si shumë të rëndësishme.

Historia e 43 vjeçarit që di të ndajë pasionin me profesionin por edhe kohën që i kushton familjes e shoqërisë është një frymëzim për të gjithë.

Artikulli paraprakVAU DEJËS, PELESHI: FA MË TË AFTA DHE MË TË MIRËPAJISURA
Artikulli tjetërRAMA HOMAZHE PËR NËNKOMISARIN SAIMIR HOXHA: NJË ÇAST I RËNDË PËR POLICINË, SHOQËRINË E SHTETIN! FËMIJËT E DËSHMORIT TË ATDHEUT DO MARRIN 170% TË PAGËS SË BABAIT