Personat me aftësi të kufizuar në qytetin e Shkodrës nuk kanë arritur të përfitojnë nga lehtësirat e parashikuara me ligj. Bëhet fjalë për parkingjet e vecanta për këtë kategori, rampat nëpër institucione si dhe shërbimi i transportit urban . Ndonëse disa herë kanë kërkuar njohjen e të drejtave të tyre askush nuk është kujtuar për ta.
Kryetari i Shoqatës së Invalidëve Para-Tetraplegjikë në Shkodër Saimir Beqiri shprehet se kjo shtresë e shoqërisë vazhdon të përballet me probleme dhe vështirësi të mëdha.
Beqiri thotë se ka patur takim me komisionerin e avokatit të popullit të cilit I ka dërguar një sërë shkresash zyrtare por nuk ka marë asnjë përgjigje konkrete.
Tre vite më parë në Shkodër u krijua shoqata e invalidëve para e tetraplegjikë që drejtohet nga Sajmir Beqiri ku deri tani janë anëtarësuar mbi 120 persona.
Sipas statistikave në vendin tonë po shtohet numri i përsonave me aftësi të kufizuara, ndërkohë që problemet me të cilat ata përballen çdo ditë janë të shumta, duke nisur nga zbatimi i ligjit, pengesat në lëvizje e deri tek nevoja për një shërbim shëndetësor më cilësor.