Ministrja e shendetesise Ogerta Manastirliu dhe Ministri i jashtem Ditmir Bushati vizituan shtepine e te moshuarve ne Shkoder per te pare nga afer perfundimin e punimeve te fazes se dyte pas rikonstruksionit te ketij institucioni.
Rehabilitimi i këtyre ambjenteve përkoi edhe me Ditën Ndërkombëtare të Moshuarve.
Rikonstruksionin e shtëpisë së të moshuarve Shkodër nisi në Tetor të 2016 dhe ky investim i ka kushtuar qeverisë shqiptare 250 milion lekë.
Ky rikonstruksion do ti vijë më shumë në ndihmë të moshuarve të kësaj shtëpie, që për një arsye apo për një tjetër kanë gjetur strehë në këtë godinë, që tashmë do të ketë kushte të tjera.