Banorët e lagjes “Draçin” në qytetin e Shkodrës që nga kjo e Premte do të kenë xhaminë e re e cila u përurua në praninë e myftiut të Shkodrës Muhamed Sytari dhe përfaqësuesve të komunitetit mysliman shqiptar. Xhamia e re është ndërtuar në të njëjtin vend, ku ndodhej edhe para se të prishej nga regjimi komunist.

Ceremonia e inaugurimit u përshëndet nga Myftiu i Shkodrës dhe ai I Malësisë së Madhe të cilët vlerësuan këtë moment të rëndëishëm për besimtarët mysliman të kësaj zone

Gjithashtu ceremonia u përshëndet edhe nga Drejtori i Fondacionit “Mirësia”, Korab Kaja, i cili u bë shkak për tërheqjen e fondit nga Kuvajti për ndërtimin e xhamisë së re.

Për ndertimin e Xhamise se Dracinit ka kontribuar financiarisht Kuvajti, ndaj nuk munguan falënderimet nga Myftinia Shkoder për të gjithe donatoret me ketë rast.

Artikulli paraprakZADRIMË, HAJDUTËT PO LËNË FSHATIN PA LOPË
Artikulli tjetërTENTATIVA E PËRDHUNIMIT TË 8-VJEÇARES, POLICIA DHE PROKURORIA SQAROJNË NGJARJEN