Rreth 1 vit më parë bashkia e Shkodrës krijoi disa vende të vecanta parkimi me një dhe dy vende për mjetet udhëtuese të invalidëve dhe shoqëruesve të tyre. Ndërkohë shoqata e “Para e Tetraplegjikëve” në Shkodër ngre shqetësimin se këto vende po zihen në mënyrë të kundraligjshme nga automjete të cilat nuk kanë akses të qëndrojnë aty.

Kreu i kësaj shoqate Saimir Beqiri thotë se I ka dërguar shkresë zyrtare avokatit të popullit prej 6 muajsh dhe ende nuk ka marrë asnjë përgjigje konkrete. Si person me aftësi të kufizuar që drejton një automjet, Saimiri e ka te drejtën ligjore për te pasur akses në një vend parkimi të rezervuar sipas standardeve të parashikuara

Ndërkohë mungesa e rampeve në shumë institucione është padyshim një nga handikapet më të mëdha thotë Beqiri

Vendparkimet e instaluara në qytet për personat me aftësi të kufizuar janë vendosur nga bashkia në bashkëpunim me Shoqatën e Invalidëve. Mirëpo së fundmi vendparkimet e përcaktuara për këtë kategori nuk janë te aksesueshme aspak nga këto persona

Artikulli paraprakBASHKIA SHKODËR TRANSFORMON RRUGËN E PREMTUAR
Artikulli tjetërSHKODËR, NË 20 DHE 21 PRILL PREMIERA “ZONA E PRITJES”