Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, në lagjen “Rus”. I plagosuri është Ylli Çele 32 vjeç, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Ai ndodhet në spitalin e Shkodrës, ndërsa është plagosur me tre plumba në këmbë.
32-vjeçari dhe autori i plagosjes njiheshin me njëri-tjetrin, ndërsa pasi kanë debatuar Çele është qëlluar. Sipas policisë, autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke përfituar edhe nga errësira. Policia ka mundur të identifikojë autorin dhe po punon për arrestimin e tij.
[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/EkCSZoIm42Q?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]