Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në mbrëmje në afërsi të shkollës “Oso Kuka” në lagjen “Naim Gjylbegu” të qytetit të Shkodrës.
I plagosur dyshohet se ka mbetur shtetasi Ridvan Kruja 40-vjeç, i cili pasi është transportuar për në spital, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Kruja mësohet se është qëlluar me plumb në këmbë, nja një person i cili i kishte zënë pritë pranë banesës së tij në një pallat pesë katësh.
Për momentin nuk ka një pistë hetimi, por dyshohet për konfliktet e mëparshme që ka patur i plagosuri.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Informarcioni Paraprak i Policisë
Më datë 28.03.2018, rreth orës 21.20 , ka ardhur një telefonatë ne sallën operative se në afersi te shkollës “Oso Kuka” lagje Vojo Kushi Shkodër, është dëgjuar një e shtënë arme zjarri.
Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku nga verifikimet paraprake rezultoj se është plagosur me armë zjarri shtetasi R. K. 40 vjeç banues në lagjen “Vojo Kushi”, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.