Më datë 26.12.2016 rreth orës 11.50 njoftohemi se në spitalin rajonal Shkodër është dërguar një person i plagosur.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë Shkodër të cilët konstatuan se ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi S.M. 44 vjeç, banues në Shkodër, i cili ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetsore. Në territorin e spitalit është gjetur dhe sekuestruar autovetura tip “Benz” , e dyshuar si e goditur me armë zjarri
Nderkohe burime prane spitalit Rajonal te Shkodres bejne me dije, se 44 vjecari i eshte nenshtruar operacionit kirurgjikal, dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten, por do te mbahet nen kujdesin e bluzave te bardha per 24 oret e ardhshme per te shmangur komplikacione te mundshme.
Nga ana tjeter sipas te dhenave prane bluve te Shkodres behet me dije se janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar dhe vendosjen para përgjegjësisë penale. Grupi hetimor po vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.