Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e 11 janarit në qytetin e Shkodrës. Në këtë mënyrë i plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet E.L 24 vjeç raporton policia vendore e Shkodrës në njoftimin e saj. Sipas policisë 24 vjeçari është qëlluar në këmbë me armë zjarri dhe ka shkuar në spitalin rajonal të Shkodrës i dëmtuar në këmbën e tij ndërsa sipas policisë është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi në periferi të qytetit të Shkodrës në lagjen “Tre Heronjt” rreth orës 22:20 të mbrëmjes në afërsi të një lokali. 24 vjeçari ndaj të cilit u qëllua ka qenë duke kaluar kur papritur një person i është afruar dhe ka qëlluar ndaj tij duke e lënë të plagosur në këmbë. Pas plagosjes shtetasi E.L është transportuar drejt spitalit të Shkodrës për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë edhe forcat e policisë duke nisur hetimet paraprake. Policia ka arritur që të marrë dëshminë e 24 vjeçarit i cili ka treguar se cili është autori i dyshuar që e ka qëlluar në këmbë duke e lënë të plagosur. Në këtë mënyrë policia ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar të kësaj ngjarje.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur për një konflikt të çastit pak orë më parë në një lokal të qytetit. Palët kanë bërë një debat lidhur me thyerjen e një shisheje alkoolike në lokal dhe më pas janë larguar nga aty.

Rreth dy orës e gjysëm pas këtij debate ka ndodhur plagosja e 24 vjeçarit me inicialet E.L. Forcat e policisë përmes grupit hetimor dhe nën drejtimin e prokurorisë së Shkodrës vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj plagosje të ndodhur në lagjen “Tre Heronjt”.

Artikulli paraprakBËRDICË E SIPËRME, EROZIONI GËRRYEN TOKAT BUJQËSORE
Artikulli tjetërDREJTORJA E ARSIMIT: SHKOLLA NË VELIPOJË “PËRMBYTET” ÇDO VIT