Atentat me armë zjarri në fshatin Grudë e Re. Një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e se merkures. I plagosuri është Gjovalin Guri 35-vjeç, ndërsa është qëlluar me armë zjarri para banesës rreth orës 22:30.

Autori i ka zënë pritë duke e qëlluar, ndërsa 35-vjeçari është dërguar me shpejtësi në spital për të marrë ndihmën e pare dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten.

Nderkohe mengjesin e se enjtes policia ka identifikuar autoret dhe lajmeron se po punon per arrestimin e tyre

Nga Policia Shkodrës vijojnë hetimet me intensitet, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar, nderkohe qe nuk jepen të dhena të tjera për shkak të hetimeve.

Materjalet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale te “Vrasje me paramendim e mbetur ne tentativ dhe armbajtje pa leje” parashikuar nga neneve 78 – 22 , 278 i Kodit Penal.

 

Artikulli paraprak“DITË E HAPUR” NË GJYKATËN E APELIT SHKODËR
Artikulli tjetërSTARTON ÇMIMI “PJETËR GACI”