Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditen e së Shtunës në fshatin Darragjat ku ka mbetur i plagosur me armë zjarri biznesmeni shkodran Xhevat Vataksi 60 vjec.
Informacioni për ngjarjen është marrë nga policia e Shkodrës rreth orës 12.30 ku kjo e fundit është nisur menjëherë drejt zonës në fjalë.
Blutë kanë rrethuar zonën duke bërë krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit të ngjarjes i cili është identifikuar dhe mësohet se është një 43 vjecar nga Bërdica me inicialet A.L
Mësohet se shtetasi Xhevat Vataksi është dërguar në spitalin rajonal të shkodrës i cili ka marrë plagë në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë së rrethit shkodër për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
Xhevat Vataski mësohet se është sipërmarrës në sektorin e ndërtimeve, të hotelerisë dhe hekurudhave.