Dy djem xhaxhai janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Shkodrës. Shtetasi Denilson Preka ka plagosur me thikë djalin e xhaxhait të tij Driton Preka. Kjo ngjarje ka ndodhur në afërsi të shkollës profesionale “Kolë Idromeno” në qytetin e Shkodrës. Ende janë të paqarta motivet e kësaj plagosjeje mes dy kushërinjve të parë të familjes Preka.

I plagosuri Driton Preka 30 vjeç është paraqitur në spitalin rajonal të Shkodrëa rreth orës 17:30 me dëmtime në këmbë me mjete prerëse bën të ditur policia vendore e Shkodrës në komunikatën për shtyp. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se dy shtetasit janë përfshirë në këtë konflikt pas një debati të çastit dhe Denilson Preka ka nxjerrë një thikë që e kishte me vete duke therur djalin e xhaxhait të tij Driton Preka.

Pas debatit mes tyre 30 vjeçari është goditur në këmbë me thikë nga kushëriri i parë. Menjëherë pas kësaj ngjarje të ndodhur Driton Preka është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës me plagën në këmbën e tij. Menjëherë mjekët kanë nisur ekzaminimet ndaj 30 vjeçarit ndërsa burimet spitalore bëjnë me dije se shtetasi Driton Preka është jashtë rrezikut për jetën.

Nga verifikimet e para të policisë vendore të Shkodrës ajo që dyshohet është se autor kryesor i kësaj plagosjeje është shtetasi Denilson Preka, vjeç 20, kushëriri i të plagosurit Driton Preka. Menjëherë policia vendore e Shkodrës ka mbërritur në vendngjarje duke nisur punën për zbardhjen e plotë të kasaj plagosjeje të ndodhur.

Efektivët e policisë po zhvillojnë kontrolle në vende të ndryshme ndërsa një grup ndodhet në fshatin Prekal ku dyshohet se mund të jetë fshehur autori i dyshuar i kësaj plagosje të ndodhur. Policia po punon për kapjen e autorit të dyshuar por edhe zbardhjen e plotë e kësaj ngjarje të ndodhur mes dy kushërinjve Preka duke qenë se janë ende të paqarta arsyet e këtij konflikti të çastit që mendohet të ketë ndodhur mes tyre.

Artikulli paraprakHANI I HOTIT, AKU BLLOKON PRODUKTE PËR BIMËT
Artikulli tjetërSHKODËR, SENSIBILIZIM PËR BEBET E LINDURA PARA KOHE