“Planifikimi familjarë dhe kujdesi ndaj shëndetit riprodhues” ishte tema e takimit që qendra Shëndetësore ne lagjen “Dobraç” zhvilloi në bashkëpunim me organizatën “Gruaja tek Gruaja”. Gjatë takimit u diskutuan në lidhje me mënyrat më të sigurta të planifikimit familjarë.

Planifikimi familjarë nuk ka si qëllim reduktimin e lindjeve por informimin e duhur që gratë dhe vajzat duhet të kenë.

Sipas specialistëve planifikimi familjarë parandalon shtatëzanitë me rreziqe shëndetësore, redukton vdekshmërinë foshnjore, parandalon infektimin me HIV/AIDS si dhe redukton shtatëzaninë tek adoleshentët.

 

Artikulli paraprakSHQIPËRIA PJESË E KËSHILLIT TË SIGURIMIT NË OKB, RAMA: NJË NGJARJE HISTORIKE, NJË TJETËR GUR THEMELI NË RRUGËN TONË TË TRANSFORMIMIT
Artikulli tjetërSHKODËR, I DYSHUARI PËR VRASJEN E PREK TONAJ MOHON KRIMIN