DVP Shkodër

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin B. D., 47 vjeç, banues në fshatin Borç i Madh, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-A. D., 38 vjeçe, banuese në fshatin Dobraç, pasi mesditën e djeshme, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, automjeti që drejtonte kjo shtetase, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi P. L., 23 vjeç. Nga përplasja, është dëmtuar lehtë shtetasja A. D;

-E. U., 18 vjeç, banues në fshatin Perash, pasi mesditën e djeshme, në sheshin “Balshaj”, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me një bordurë të trotuarit, dhe si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerët në të, shtetasit B. K., 18 vjeç dhe A. D., 18 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakÇFARË KËRKUAN SHQIPTARËT KËTË VIT MË SË SHUMTI NË GOOGLE?
Artikulli tjetër79-VJETORI I ÇLIRIMIT, BEGAJ, NIKOLLA DHE RAMA HOMAZHE NË VARREZAT E DËSHMORËVE TË KOMBIT