Kjo është Liza Bozi, një poete e re cila i dhuroi bibliotekës së qytetit “Marin Barleti” disa botime të librit të saj duke qenë tashmë pjesë e fondit të kësaj biblioteke.

Çdo muaj në biliotekën publike të qytetit të Shkodrës “Marin Barleti” rreth 10 deri në 15 persona dhurojnë libra duke pasuruar vazhdimish këtë bibilotekë. Këto donacione të bëra herë pas here janë një vlerë e shtuar për bibliotekën e qytetit shprehet drejtori i saj, Maxhid Cungu.

Përveç dhurimeve që bëhen vazhdimisht nga donatorë të ndryshëm biblioteka “Marin Barleti” ka dhe fondin e saj vjetor i cili vihet në funksion për t’i sjellë lexuesit shkodran librat e rinj që botohen.

 

Artikulli paraprakQYTETARËT: EKONOMIA NA BËRI TË HARROJMË FESTAT
Artikulli tjetërVAU DEJËS, APELI NË STAR PLUS, FAMILJES I RIPAROHET SHTËPIA