Poezitë e një prej personaliteteve më të njohur të letërsisë turke, Yunus Emre erdhën në një seminar të organizuar nga instituti i kulturës në Shkodër që mban emrin e këtij shkrimtari të madh turk. E ftuar për të folur me studentë të universitetit të Shkodrës rreth poezive të Yunus Emre ishte pedagogia e universitetit të Stambollit Arzu Toguslu Kizbaz (Arzu Togushlu Këzbaz) e cila tha mesazhet e poezive të Yunus Emre janë shumë të vlefshme edhe për jetën në të cilën jetojmë në ditët e sotme.

Drejtori i institutit “Yunus Emre” në Shkodër, Zafer Kiyici (Zafer Këjëxhë) u shpreh se poeti turk i njohur në gjithë botës ka lënë një trashëgimi të pasur gjuhësore.

Dekania e fakultetit ekonomik të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Blerta Dragusha, duke vlerësuar bashkëpunimin me institutin turk të kulturës “Yunus Emre” në Shkodër tha se në tre departamentet e ekonomikut në Shkodër, 100 studentë kanë zgjedhur të mësojnë gjuhën turke si një lëndë me zgjedhje.

Studentët e pranishëm u njohën me disa prej poezieve dhe thënie filozike të Yunus Emre të cilat janë një mësim jete edhe në kohën që jetojmë.

 

Artikulli paraprakTRYEZA PËR ENERGJINË/ YURI KIM: SIGURIA ENERGJITIKE E LIDHUR ME SIGURINË KOMBËTARE
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR SHTRON IFTAR PËR BESIMTARËT