Policia vendore e Shkodrës në pak orë arrin që të zbardh ngjarjen e ndodhur në mesdite ku disa të rinj u përfshinë në një sherr teksa pati edhe të shtëna.

Kështu efektivët kanë arritur që të idenifikojne dy autorët e kësaj ngjarje, shtetasit Gledis Ustabeqiri 26 vjeç dhe Hygert Muçaj 32 vjeç të cilët kanë qenë bashkë. Ato janë ulur nga makina e tyre dhe ka nisur një debat me shtetasin Taulant Ahmeti.

Në debat e sipër shtetasi Gledis Ustabeqiri ka qëlluar njëherë nga pistoleta e tij. Ky shtetas ja deklaruar se ka qëlluar pa dashje dhe se nuk ka patur qëllim që të qëllojë me plumb.

Debati mes tyre ka qenë i çastit duke i thënë njëri-tjetrit pse më shikove ashtu? Janë ulur nga mjetet dhe mes tyre ka nisur debate derisa është dëgjuar një e shtënë që ka trembur qytetarësh që po kalonin sepse ngjarja ndodhi në lagjen Parrucë në qendër të qytetit.

Policia e Shkodrës ka shoqëruar edhe shtetasin Taulant Ahmeti që u përfshi në këtë debat me dy të rinjtë e tjerë të cilët janë arrestuar nga policia e Shkodrës.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË PYLLIN E SODËS, NJË PERSON NË GJENDJE TË RËNDË
Artikulli tjetërGJOBITET VLLAZNIA, KAMZA PËRJASHTOHET NGA KATEGORIA E DYTË