Policia e Shkodrës është duke vijuar me intensitet gjetjen e parcelave të mbjella me bimë narkotike. Nga Komisariati i Policisë së Shkodrës në vijim të disa operacioneve gjatë ditës së mërkurë është e mundur gjetja dhe asgjesimi i 2566 rrënjë kanabis sativa të kultivuara në 15 parcela. Këto bimë janë gjetur në fshatin Telumë në Shkodër, të cilët më pas janë asgjësuar me anë të djegies ku një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provës materiale.

Policia njofton se është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për veprën penale ”Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal. Nga ana e tjetër shifrat që publikon çdo ditë Policia e Shkodrës për bimë kanabis sativa të gjetura dhe të asgjësuara janë të frikshme. Në çdo komunikim me mediat, Policia prej disa kohësh dërgon vazhdimisht të dhëna për punën që është duke bërë në luftën kundër bimëve narkotike. Deri tani, duke iu referuar të gjitha raportimeve të drejtorive të tjera të qyteteve të Shqipërisë, Shkodra mban vendin e parë për numrin më të madh të bimëve kanabis sativa të gjetura. Kjo është një surprizë më vete pasi vëmendja tashmë po po zhvendoset nga Jugu në Veri të Shqipërisë.

Artikulli paraprakKOPLIK, MUNGON FURNIZIMI ME UJË TË PISHËM
Artikulli tjetërKËRKESA PËR AZIL,100 SHTETAS SHQIPTARË KTHEHEN NË RINAS