Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka marrë masa shtesë për festat. Valmir Nikolli Shefi i Qarkullimit Rrugor në Shkodër në një prononcim për mediat ka folur në lidhje me masat e marra nga policia e qarkullimit për të siguruar mbarëvajtjen e festave të fundvitit.

Përvec parandalimit të aksidenteve dhe rregullimii trafikut që është në synimet e rrugores, kjo e fundit në bashkëpunim edhe me policinë e rendit do të kenë në fokus rritjen e rendit dhe sigurisë publike

Nikolli këshillon të gjithë drejtuesit e mjeteve të bëjne kujdes në timon kur janë nën efektin e pijeve alkolike.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka planifikuar masa për mbajtjen në kontroll të situatës së sigurisë, në veçanti në sheshe publike, qendra tregtare që frekuentohen nga numër i madh qytetarësh, lokale dhe restorante apo sheshe ku do të organizohen aktivitete festive.

Artikulli paraprakSHKODËR, XHAMI I RËNË NGA NDËRTESA RREZIKOI NJË GRUA
Artikulli tjetërDRISHT, TË PRESËSH FESTAT ME TRYEZËN BOSH