Tre ditë pasi u aksidentua bashkë me nënën e tij 21 vjeçari Suard Milani ndërroi jetë në spitalin rajonal të Shkodrës. I riu nga njësia Postribë nuk arriti që t’i bëjë ballë plagëve të rënda. Edhe pse një aksident i rëndë me pasojë vdekjen, policia e shtetit nuk e raportoi këtë ngjarje.

Ndërsa po udhëtonte me motorr bashkë me nënën, një automjet në rrugën e fshatit Hot i Ri ka tentuar të futet në banesë nga rruga kryesore dhe motorri ka qenë duke ardhur dhe në atë moment janë përplasur, aksident i cili tre ditë më pas i mori jetën 21 vjeçarit Suard Milani ndërsa edhe nëna e tij ka pësuar dëmtime të rënda dhe vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. Menjëherë policia mbërriti në vendngjarje duke nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të këtij aksidenti ndërsa është ndaluar drejtuesi i mjetit.

Përplasja në aksidentin e dytë të ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës nuk ka qenë shumë e madhe por 65 vjeçarja Semiha Suma ka rënë në tokë në pjesën e pasme të kokës duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Në vendngjarje mbërriti një ambulancë por ishte e pamundur për t’i dhënë ndihmën e parë sepse Semiha Suma kishte ndërruar jetë.

Edhe këtë aksident të rëndë me pasojë vdekjen policia e shtetit nuk e raportoi edhe pse ishte aksidenti i dytë brenda pak ditëve me dy viktima dhe një person të plagosur rëndë. Forcat e policisë mbërritën në vendngjarje duke bërë hetimet paraprake për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti ndërsa ndaluan drejtuesin e automjetit tip fouristradë.

Aksidentet në Shkodër janë kthyer në një shqetësim ndërsa lëvizja në qytet është kaotike. Shumë akse të Shkodrës për policinë rrugore cilësohen si njolla të zeza për shkak të numrit të lartë të aksidenteve, shpesh herë edhe me viktima si në këto dy rastet e fundit.

 

Artikulli paraprakARRIHET KONSENSUSI I PARË PËR ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT TË RI: DY RAUNDET E ARDHSHME, PROPOZON OPOZITA!
Artikulli tjetërSHKODËR, STUDENTËT PRAKTIKË PËR MIRËMBAJTJEN E MUZEVE