Më datë 26.12.2016 njoftohemi nga shtetasi P.M, se në qëndër të fshatit Gosmiqe e Re, Velipojë
, Shkodër pas një konflikti të çastit është kanosur me armë zjarri nga shtetasi Luigj Dashi. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore nga ana e shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e stacionit të policisë Velipojë, u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit: * Luigj Dashi, 60 vjeç, banues në Velipojë. Ky shtetas dyshohet se për shkaqe të dobëta ka kanosur me armë zjarri shtetasin P.M, banues në Velipojë. Nga kontrrolli i ushtruar në banesën e shtetasit L.Dashi u gjet një armë zjarri automatike e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.