Shtimi i numrit të automjeteve tani në sezonin veror ka bërë që policia e qarkullimit rrugor në Shkoder të rrisë parametrat e sigurisë rrugore.
Një patrullë policie qëndron e stacionuar në aksin Shkodër-Muriqan për të shmangur cdo problematikë. Policia e Qarkullimit Rrugor po shikon më me prioritet rrugët që të cojnë drejt pikave turistike dhe në akset që lidhin shkodrën me pikat doganore aty ku edhe ka shtim të fluksit të lëvizjes së automjeteve. Fushata sensibilizuese ka ardhur në fillim të sezonit turistik, ndërsa rrugët kanë probleme sinjalistike horizontale dhe vertikale.Punonjësit e qarkullimit rrugor kanë këshilluar e kërkuar nga drejtuesit e mjeteve, makinave dhe motorëve , zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor në drejtim të vendosjes së rripit të sigurimit, mospërdorimin e aparateve celularë gjatë kohës që janë në timon dhe mbajtjen e fëmijëve nën moshën 12 vjec në sediljet e pasme të pasagjerit.Po kështu policia rrugore e shkodres është duke zhvilluar kontrolle në drejtim të përdorimit të pijeve alkoolike për të gjithë ato shtetas shqiptarë e të huaj që hyjnë në Republikën e Shqipërisë apo anasjelltas.Nga ana e policisë janë rritur masat e sigurisë, jo vetëm në pikat kufitare por edhe në plazhe.Në zbatim të këtij plani masash Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka angazhuar shërbhime të shqiponjave , qarkullimit rrugor dhe patrullat e përgjithshme.