Policia Rrugore e Shkodrës, e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Shërbimet e Policisë monitorojnë pandërprerë akset rrugore në qendrat e qyteve, por jo vetëm, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, të loguara dhe të paloguara, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti, si edhe parkimet e gabura që bëhen pengesë për qarkullimin në qytet.

Ditët e fundit, kontrollet janë përqendruar në evidentimin e automjeteve me xhama të errësuar dhe ndëshkimin e drejtuesve që i vënë këto xhama, në kundërshtim me rregullat.

Si rezultat i kontrolleve, gjatë 2 javëve, janë arrestuar 9 shtetas dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 16 të tjerë, për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore, 📈 janë ndëshkuar administrativisht në total 2662 drejtues mjetesh, të ndarë konkretisht:

•Janë ndëshkuar 70 drejtues mjetesh, për përdorim të xhamave të erresuar;

•Janë ndëshkuar 1099 drejtues mjetesh, për tejkalim shpejtësie;

•Janë ndëshkuar 180 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;

•Janë ndëshkuar 51 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;

•Janë ndëshkuar 60 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

•Janë ndëshkuar 83 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

•Janë ndëshkuar 676 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme;

•Janë ndëshkuar 443 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.

Kontrollet e shtuara nga Policia do të vijojnë, në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, si edhe duke përdorur të gjitha mjetet bashkohore logjistike, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore e DVP Shkodër, apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor,🚦🚸 të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin dhe të mos drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Artikulli paraprakQENDRA “COD” TAKIM ME FRANKO BURRAJ
Artikulli tjetërTONIGHT – 16.02.2024