107 kilogram cannabis sattiva ka sekuestruar policia e Shkodrës në dy aksione të finalizuara me sukses në zonat kufitare në Dajç dhe pikën e kalimit kufitar me Malin e Zi në Muriqan.

Në total efektivët e Shkodrës kanë vënë në pranga 6 shtetas të arrestuar në flagrancë në kuadër të operacioneve anti-drogë. Rasti i parë është operacioni i koduar “The Border” ku shërbimet e drejtorisë vendore për Kufirin dhe Migracionin në bashkëpunim dhe me Seksionin Kundër Narkotikëve, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe në vijim të punës për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, është bërë arrestimi në flagrancë i 5 shtetasve, pasi janë kapur në brezin e kufirit jeshil, në vëndin e quajtur fshati Pentar, njësia administrative Dajç, duke udhëtuar me mjetin kamionçinë e markës me targë SH 8893 E, e cila ishte e ngarkuar me 18 thasë, në total me 88 kg e dyshuar si lëndë narkotike cannabis-sattiva, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin qëllim trafikimin e cannabisit drejt Malit të Zi. Policia bën të ditur se shtetasit e arrestuar janë: Gjergj Gjuraj, 56 vjeç, Klodian Dani, 31 vjeç, Dorjan Gjeloshi, 26 vjeç, Viktor Gjeloshi, 23 vjeç, Eduard Avdia, 28 vjeç që të gjithë banues në Shkodër. Një tjetër rast policia ka goditur në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit teksa janë sekuestruar 19 kilogram lëndë e dyshuar si cannabis sattive që po tentohej të transportohej drejt Malit të Zi. Policia ka arrestuar shtetasin Alvaro Balaj, 27 vjeç, banues në Durrës . Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip, Opel Corsa me targë AA 813 OV, u gjet në 2 anësoret e këtij automjeti poshtë dyerve disa pako të mbështjella dhe të futura në cilindra metalikë, ku në total ishin 19 kg të dyshuara si lëndë narkotike cannabis sattiva, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet proçeduriale për të 2 rastet, i janë referuar Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Tiranë për veprën penale “Trafikim i lendëve narkotike” në bashkëpunim.

Artikulli paraprakEMËRIMI KARDINAL, DREJTUES TË BASHKISË VAU DEJËS NË VATIKAN
Artikulli tjetërRONALDO, GOLASHËNUESI ME I MIRË NË DERBI DHE KAMPIONAT