Policia Kufitare në bashkëpunim me Sektorin për Narkotikët në D.V.P Shkodër kanë goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike Sekuestrohen 42 kg e 350 gr lëndë e dyshuar narkotike cannabis sattiva.
Nga shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të punës së tyre për parandalimin dhe goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast, ku po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë veprimtari. Më datë 20.10.2016 në vëndin e quajtur “Brigje” Malësi e Madhe, shërbimet e policisë Kufitare kanë konstatuar dy persona të cilët po lëviznin në drejtim të kufirit me Malin e Zi, menjëherë shërbimet janë vënë në ndjekje por për shkak të terrenit të thyer malor, të pyllëzuar dhe kushteve atmosferike jo të favorshme nuk kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e këtyre shtetasve ku nga kontrolli i ushtruar në terren u gjetën në dy çanta dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale : • 38 pako të mbështjella me letër natriban me 42 kg e 350.6 gr lëndë e dyshuar narkotike cannabis sattiva. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale”Trafikimi i lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.