2 të plagosur rëndë është bilanci I një aksidenti të ndodhur në aksin Shkoder-Postribë në fshatin “Hot I Ri”.

Në këtë aksident janë përfshirë një makinë dhe një motor.Burime të policisë thanë se të plagosurit janë shtetasit K.Xh dhe R.N ,16 dhe 14 vjec të cilët u dërguan fillimisht në spitalin e shkodrës, ndërsa më vonë u transportuan me helicopter drejt Tiranës për shërbim më të specializuar.Një prej banorëv të zonës I cili ka qënë aty dhe ka parë ngjarjen tregon se ambulanca ka bërë rreth 45 minuta të merrte të plagosurit.Ndërsa apelon që në këtë rrugë të merren masa që të ketë patrulla të policisë të lëvizshme ose të kenë një pikë kontrolli.  Në vendin e ngjarjes policia ka nisur menjëherë hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit.Mësohet se drejtuesi I mjetit me targa të huaja kishte ardhur dje nga italia.Ai ka qënë duke hyrë në rrugicë kur 2 personat kanë ardhur me shpejtësi dhe pasi kanë goditur automjetin, kanë rënë disa metra tutje.

Artikulli paraprakLIVING – 02.04.2016
Artikulli tjetërCMIMI I MADH I BAHREIN, HAMILTON EKLIPSON TE GJITHE