Në drejtorinë rajonale të punësimit Shkodër kanë filluar kurset profesionale për të gjithë studentët të cilët të cilët kanë përfunduar studimet në nivelët Bachelor apo Master.
Këtë fakt e ka bërë të ditur drejtorja rajonale e punësimit në Shkodër Rozafa Zmijani e cila tregon se tashmë nga ky projekt kanë përfituar 153 të rinj. Ajo bën të ditur këto praktika janë të pagueshme çdo muaj.
Trajnimet bën të ditur drejtorja Zmijani zhvillohen jo vetëm në institucione shtetërore por edhe private, në varësi të preferencave të të rinjve.
Praktikat e pagueshme për të rinjtë që kanë përfunduar studimet por jo vetëm është një mundësi e mirë e angazhimit të tyre në tregun e punës bën të ditur drejtorja Zmijani. Aplikimet për të ndjekur këto kurse profesionale është e hapur gjatë gjithë vitit.