Prefekti i qarkut Shkodër Valdrin Pjetri ka zhvilluar një takim me inspektorët dhe drejtoren e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shkodër.

Në këtë takim prefekti Pjetri është njohur me punën e AKU Shkodër ndërsa ka kërkuar një angazhim të shtuar nga gjithsecili në punën e tyre.

Pas takimit prefekti Pjetri paralajmëroi të gjitha subjektet se do të ketë gjoba ose edhe kallëzim në prokurori në rast se nuk zbatojnë kriteret e sigurisë ushqimore

Pas Autoritetit Kombëtar të Ushqimit prefekti i qarkut Shkodër Valdrin Pjetri zhvilloi një takim edhe me drejtorët në Malësinë e Madhe duke iu kërkuar edhe atyre më shumë punë në shërbim të qytetarëve

Artikulli paraprakSHKODËR, GRATË KËSHILLTARE: TË RESPEKTOHEN TË DREJTAT
Artikulli tjetërDITA BOTËRORE E ROMËVE, NJË KOMUNITET I HARRUAR